Që prej ditës së sotme, Izraeli do të jetë vendi i parë në botë që imponon një tjetër mbyllje totale të vendit në mënyrë që të parandalojë përhapjen e koronavirusit.
Sipas “Corriere Della Sera” rastet e prekura i kanë tejkaluar 4 mijë, ndërsa vd.ekjet janë mbi 500 në ditë.
Ndërkohë që qeveria tani për tani ka vendosur që vendi të mbyllet vetëm për dy javë.
Shkollat dhe të gjitha bizneset duhet të mbyllen, përveç supermarketeve dhe farmacive, ndërsa lëvizjet janë të kufizuara deri në 500 metra nga shtëpia.
Pas kësaj faze të parë, janë planifikuar edhe dy javë të tjera, me kufizime të graduara bazuar në trendin që do ruajnë infeksionet. /Labirinth