Enj. Sht 12th, 2024

Rama iu kthehet nxënësve: Fiksojeni mirë në kokë, koronavirusi ka marrë edhe të rinj!

Edhe një javë na ndan nga fillimi i vitit shkollor, ndërkohë që kryeministri Edi Rama u bëri thirrje sot nxënësve që të mbajnë maska në ambientet e shkollave.

Gjatë një takimi me mësues dhe nxënës të shkollës “Leonik Tomeo” në Durrës, kreu i qeverisë tha se kushdo është i rrezikuar nga virusi dhe se duhet fiksuar mirë në kokë se ka marrë edhe jetë të rinjsh.

Është e vërtetë që moshat e reja, fëmijët e vegjël, janë më pak të rrezikuar nga ky virus, por është absolutisht e pavërtetë dhe këtë duhet ta fiksoni mirë në kokë që jeni plotësisht të mbrojtur. Pra, larg qoftë, rastet kur virusi ka goditur rëndë, madje ka marrë edhe jetë në këto mosha, nuk mungojnë.“, tha kryeministri Edi Rama. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *