E ftuar “Ilva Now”, ministrja e Arsimit, Besa Shahini u shpreh se ka marrë vendimin të largohet nga qeveria. Por nëse mendoni tani, e keni gabim!
Ajo tha se do të përfundojë mandatin dhe se nuk do të përfshihet në fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të 2021. Madje ministrja u shpreh se nuk do të largohet vetëm nga qeveria, por edhe nga Shqipëria.
“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati.“, tha ajo.
Mesa duket do të kthehet sërish në Kosovë, pasi sipas ministres atje e pret familja.
“Jeta ime nuk është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë.”, u shpreh më tej Shahini. /Labirinth