Die. Sht 8th, 2024

Shqiptarët duhet të plotësojnë 2 kushte që të hyjnë në Gjermani

Të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë duhet të qëndrojnë dy javë në karantinë, pasi Shqipëria konsiderohet si zonë rreziku.

“Meqenëse Shqipëria vazhdon të kosiderohet një zonë rreziku nga Instituti Robert Koch, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani janë të detyruar që menjëherë pas mbërritjes të nisen direkt drejt vendbanimit të tyre ose një strehimi tjetër të përshtatshëm (p.sh. hotel) dhe të qëndrojnë atje për një periudhë prej 14 ditësh pas hyrjes së tyre (karantinë)”, njofton ambasada gjermane.

Gjithashtu shqiptarët janë të detyruar të tregojnë adresën ku qëndrojnë, si dhe të kryejnë falas tamponin, brenda 72 orëve.

“Udhëtarët që hyjnë në Gjermani janë gjithashtu të detyruar të informojnë autoritetin shëndetësor përgjegjës për ta mbi adresën e tyre të qëndrimit në Gjermani. Ata janë gjithashtu të detyruar që me kërkesë të autoriteteve të paraqesin rezultatet e testimit për koronavirusin e ri. Ju mund të testoheni falas brenda 72 orëve nga mbërritja juaj, edhe nëse nuk keni marrë ende një kërkesë të tillë. Kjo është e mundur në shumë aeroporte në Gjermani.”, vijon ambasada në njoftimin e saj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *