Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot nga Vlora në lidhje me letrën që ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ua dërgoi krerëve të partive politike, kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht edhe kreu i PS, kreut të PD-së, Lulzim Bashës si dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Meta thotë se ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira të pastrohet gjithçka dhe të kemi institucione plotësisht demokratike e legjitime
“Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme e pastrojnë politikën nga elementë kriminalë apo të korruptuar që për interesa grupesh të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng funksionimin e shtetit ligjor në mënyrë të plotë dhe në mënyrë europiane.”, tha Meta.
Në letrën e saj ambasadorja thoshte se ata duhet të bëjnë vetting për të gjithë kandidatët për deputetë. Nga ana tjetër ajo inkurajon partitë që të kontrollojnë kandidatët dhe të përzgjedhin vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë. /Labirinth