Mar. Gus 13th, 2024

Shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet një pacient i cili ka mposhtur koronavirusin.

“Mirënjohja e një zotërie, qe u largua nga Spitali, pas shërimit, Covid-19”, shkruan Çomo.

Ndërsa pacienti tashmë i shëruar ka falënderuar gjithë stafin mjekësor që i ka shërbyer gjatë qëndrimit në spital.

“Falënderoj shumë gjithë stafin e këtij spitali, pavionin e tretë që më kanë shërbyer. Bravo iu qoftë, janë treguar heronj dhe heroina, ja u bëftë zoti mbarë”, thotë ai në video.

Kujtojmë se sot ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi se janë shëruar 227 persona.

“🟢 Gjatë 24 orëve të fundit, 227 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm! 🤜#COVID19🤛”, njoftoi Manastirliu në rrjetet sociale. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *