Ditën e sotme Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dha lajmin e mirë se gjatë 24 orëve të fundit e kanë mundur koronavirusin 227 persona duke e cuar në 5441 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
“🟢 Gjatë 24 orëve të fundit, 227 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm! 🤜#COVID19🤛”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale.
Ndërkohë që pak më vonë Dr. Flutura Beqo Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se 6 pacientë me koronavirus kanë humbur jetën, duke e çuar numrin në 290. Ndërsa janë konfirmuar me koronavirus 92 persona, duke e çuar numrin në 90606 që nga fillimi i epidemisë. /Labirinth