Enj. Tet 3rd, 2024

Syzet e Gandhit shiten me një shifër marramendëse!

Një palë syze të veshura me ar, të udhëheqsit politik indian Mahatma Gandhi janë shitur në Britani për 260,000 £ (rreth 288,000 euro ose 340,000 dollarë), tha shtëpia e ankandeve.

“Ne i gjetëm ato vetëm katër javë më parë në kutinë tonë të letrave, të lënë atje nga një zotëri, xhaxhait të së cilit ia kishte dhënë vetë Gandhi. Një rezultat i jashtëzakonshëm për një artikull të jashtëzakonshëm! Faleminderit për të gjithë ata që bëjnë ofertë“, shkruajti East Bristol Auctions në Instagram pas shitjes së syzeve.

https://www.instagram.com/p/CEKTZfgnCwt/?utm_source=ig_web_copy_link

“Gandhi ia dha syzet xhaxhait të shitësit ndërsa ishte duke punuar për British Petroleum në Afrikën e Jugut gjatë viteve 1920 ose 30”, tha shtëpia e ankandeve.

Ankandi Andrew Stowe tha për “Sky News” në fillim të këtij muaji se shitësi i kishte thënë atij: “Nëse ato nuk janë të mira, thjesht hidhini”.

“Kur i thashë se mund të kishin vlerë 15,000 £ ai gati ra nga karrigia”, tha Andrew. / Përshtatur nga AFP për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *