Pre. Nën 22nd, 2024

Ambasadorja Yuri Kim eksploron Dhërmiun dhe poston foto me disa gra: Ndalova për raki dhe kafe

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar ditën e djeshme Dhërmiun, nga ku si duket ka mbetur e mahnitur. Jo vetëm nga bukuria e peisazhit, por edhe nga mikëpritja shqiptare.

“Shëtitje në muzg në Dhërmi. Mësova se si fshati po restaurohet. Ndalova për raki dhe kafe duke admiruar pamjen. Zonjat që takova në shesh duken serioze në këtë foto, por ato kishin plot humor. Më nxorën gliko dhe liker dhe më treguan histori të shkëlqyera. Një zonjë madje më tregoi shtëpinë e saj dhe pastaj më mbushi duart me fiq të thatë. Faleminderit njerëzve të Dhërmiut për mikpritjen tuaj dhe që më treguat zemrën e vërtetë!“, ambasadorja Yuri Kim teksa poston edhe disa foto nga Dhërmiu i bukur, por edhe nga takimi i saj me zonjat. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *