Pre. Dhj 13th, 2024

Si sot para 109 vitesh u vodh piktura e Mona Lisës nga muzeu Louvre! Si ndodhi dhe çfarë simbolizon

Si sot 109 vite më parë është vjedhur piktura Mona Lisa nga muzeu në Louvre nga hajduti italian Vincenzo Peruggia.

Ky i fundit me profesion piktor kishte punuar në muze dhe kishte si qëllim që të sillte pikturën në atdhe. Ai zgjodhi rastësisht Xhokondën, pa e ditur që Leonardo, atë pikturë e kish marrë me vete kur ishte transferuar në Francë dhe ia kish dhënë Mbretit Francesco I, si falënderim për mikpritjen në një prej kështjellave të tij.

Në 1913 Peruggia vendosi ta heqë qafe duke e ofruar për një shifër modeste tek koleksionisti fiorentin Alfredo Geri, emrin e të cilit e kishte lexuar tek “Corriere della Sera”.

Ky i fundit e denoncoi në çast, me shpresën e një shpërblimi të majmë, por Franca i dha vetëm 25 franga.

Çfarë simbolizonte piktura “La Gioconda”?

Leonardo da Vinci, një nga piktorët më të mëdhenj të Rilindjes italiane, e kishte realizuar pikturën në vitin 1504. Mona Lisa është portret i gruas së fiorentinasit të pasur Francesco del Gioconda.

E njohur edhe si La Gioconda, piktura tregon një grua, portret, me një shprehje enigmatike të fytyrës që është edhe e ftohtë edhe tërheqëse. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *