Hën. Sht 30th, 2024

Foto/ Taylor Swift bën gjestin fisnik për studenten nga Portugalia

Këngëtarja Taylor Swift ka dhuruar 23,000 paund për një studente në Londër që po përpiqet të mbledhë fonde për të marrë një kurs matematike në Universitetin e Warwick.

Faqja e mbledhjes së fondeve të Vitoria Mario tregon se vajza ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar për katër vite që pas lëvizjes së saj nga Portugalia.

Por ajo nuk ka të drejtë për hua ose grante, prandaj dhe është shumë mirënjohëse ndaj Taylor-it.

“Unë shqetësohesha shumë për paratë, çfarë duhet të bëja dhe nëse duhet të kërkoja punë. Ajo e bëri ëndrrën time realitet.”, është shprehur Vitoria e cila kishte mbledhur gati gjysmën e fondeve që i duheshin ( 40,000 paund).

Këngëtarja amerikane shkroi një mesazh në faqen e mbledhjes së fondeve të Vitorias pasi konfirmoi donacionin e saj.

“Vitoria, unë hasa tregimin tënd në internet dhe jam frymëzuar aq shumë nga përkushtimi yt për t’i kthyer ëndrrat në realitet. Unë dua të të dhuroj pjesën tjetër të shumës që të nevojitet. Paç fat në gjithçka që bën! Me dashuri Taylor.”, shkruante këngëtarja.

Vitoria tha se familja e saj nuk mund të përballonte shpenzimet dhe seajo kishte nevojë për fonde për të ndihmuar në pagimin e akomodimit të saj, një laptop-i, libra shkollorë dhe kostot e tjera të jetesës për t’u bërë matematiciene.

Kujtojmë se Swift ka bërë edhe më parë donacione për njerëz në nevojë. /Përshtatur nga BBC për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *