Pre. Dhj 13th, 2024

Ministrja e Arsimit jep lajmin e mirë për nxënësit dhe familjet e tyre!

Pas lajmit se shkolla do të nisë në shtator, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dhënë një tjetër lajm për nxënësit.

Ajo njofton se nga klasa e parë deri tek e shtata librat do t’i kenë falas. Ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të.

“Kemi zgjeruar skemën mbështetëse të librave falas, me përfitues direkt nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të.”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.

Sipas saj e gjitha kjo ka dy benefite:

✅ Ulim barrën financiare të familjeve shqiptare;
✅ Rrisim qasjen në arsim të grupeve vulnerabël. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *