Enj. Gus 29th, 2024

Një mjek kirurg i spitalit të Beratit ngre alarmin se teksa jemi duke u marrë me Covid-19, sëmundje të tjera që marrin jetë po avancojnë.

Edi Bejko thotë se në një periudhë të shkurtër ka diagnostikuar shumë njerëz me sëmundje terminale malinje, më shumë se në periudha të tjera kohore.

“Jemi ngulur tek corona ne mendime, ne veprime, ne pasoja dhe nuk po meremi me aspekte te tjera te veprimtarise dhe semundshmerise njerezore..! Ne nje periudhe te shkurter pergjat ketyre javeve si mjek, kam diagnostikuar shume individe me semundje terminale malinje, aq sa nuk kam pare per nje periudhe te gjate kohore..”, shkruan ai.

Teksa shprehet se e gjithë vëmendja politike dhe mediatike ka shkuar tek pandemia dhe situata që po kalon gjithë bota, ai bën thirrje për të kthyer kokën nga sëmundjet që janë edhe më tepër vr*astare.

“Stopojeni per nje moment ate trurin tuaj ndaj “magjepsjes” per coronen..!!
Po ikin njerez pa u kuptuar ashtu ne heshtje nga semundje te tjera, dhjetra here apo qindra here me vra*stare se corona… Satistikat jane kokeforte..”,
vijon ai më tej.

Lexoni postimin e plotë të mjekut: /Labirinth

https://www.facebook.com/edi.bejko.1/posts/3768670376493791

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *