Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Albert Sanxhaku ka humbur betejën me koronavirusin. Mësohet se ai ndodhej prej një muaji për kurim në Turqi, por nuk ia ka dalë dot. Sanxhaku ka qenë kryetar bashkie në vitet 2007-2011. Ai vinte nga radhët e LSI-së pas aleancës që kjo parti bëri me Partinë Socialiste.
Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar 7499 raste pozitive me Covid-19, ku 3816 janë shëruar, ndërsa 3453 janë ende aktive.
Ndërkohë që fatkeqësisht sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë humbur jetën 230 persona.
(Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 32, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1). /Labirinth