Pre. Kor 12th, 2024

Si sot nëntë vjet më parë, më 23 korrik të 2011-s u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër këngëtarja me famë botërore, Amy Winehouse e cila i këndoi luftës së saj me alkoolin dhe drogën në hitin e njohur ndërkombëtar “Rehab”.

Në atë kohë, Akademia e Shteteve të Bashkuara, e cila ndan çmimin “Grammy”, tha se Winehouse ishte “një interpretuese dinamike, e cila kishte përzier rock-un, jazz-in, pop-in dhe shpirtin dhe kishte krijuar një tingull”.

Kantautorja britanike, e njohur për kontrastet e fuqishme të vokalit të saj, një prej zërave më të vlerësuar të kohës, ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare, sipas gjasave, për shkak të një mbidoze droge.

Rrethanat e vdekjes nuk janë ende të qarta. E cilësuar një gjeni, por me një jetë të çrregullt, 27-vjeçarja tepër e talentuar duket se i pagoi shtrenjtë veset e saj. Alkooli dhe droga i kanë kushtëzuar gjithmonë spektaklet e saj, siç ishte dhe rasti i koncertit të fundit në Serbi.

Sipas BBC-së, vdekja është konfirmuar edhe nga zyrtarë të policisë. Sunday Times supozon se mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje. Miqtë e këngëtares, shkruan gazeta Daily Telegraph, thonë se në muajt e fundit të jetës, ajo ishte e varur nga vodka dhe se kishte momente që humbiste krejtësisht kontrollin.

Kush ishte Amy Winehouse?

Amy Jade Winehouse lindi më 14 shtator të vitit 1983. Ishte një këngetare dhe kompozitore angleze e njohur për vokalet e thella dhe ekspresive si dhe gjinitë muzikore eklektike. Albumi debutues i Winehouse, “Frank” në vitin 2003, ishte një sukses ndërmjet kritikëve në Bitani të Madhe dhe u nominua për Çmimin “Mercury.” Me albumin pasardhës “Back to Black” në vitin 2006, ajo fitoi pesë “Grammy Awards” në vitin 2008, ku u cilësua si rekord i numrit më të madh të çmimeve të fituara ndonjëherë nga nje grua. Po ashtu ajo fitoi edhe tre çmime të tjerë “General Field “Big Four” Grammy Awards”: Best New Artist, Record of the Year and Song of the Year. /Labirinth – Referuar Wikipedia-s.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *