Një tjetër artist është ndarë nga jeta sot. Ka ndëruar jetë në moshën 89 vjeçare aktori i mirënjohur Fuat Boçi.
Lindi në Voshtinë në vitin 1931, ndërsa më pas u vendos familjarisht në Fier nëvitin 1938, ku dhe jeton dhe sot.
Ai kishte një karrierë të pasur në teatrin e Bylisit në Fier. Po ashtu është aktor themelues i Estradës së Fierit, më 1957. Rrugën e artit e nisi qysh në moshë të re me pasion e dashuri dhe nga elektriçist, kinomekanik u bë artist.
Mbaroi shkollën e mesme të aktrimit pa shkëputje nga puna tek “Jordan Misja”, duke arritur majat e larta si profesionist në teatrin “Bylis” të Fierit.
Për punë të shquar e talent të spikatur në role e karaktere është nderuar me këto çmime:
-Medalja e Punës
-Medalja “Naim Frashëri”
-Urdhëri “Naimi Frashëri” i klasit të dytë.
-Artist i Merituar
-Qytetar Nderi i Fierit
Boçi po ashtu ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. /Labirinth