Die. Dhj 1st, 2024

Këtë javë temperaturat do pësojnë rritje drastike, ja sa do shkojnë

Korriku dhe gushti janë dy muajt më të nxehtë të vitit dhe të stinës së verës dhe ne mezi presim të vijnë, pasi na pret plazhi dhe pushimet. Mirëpo këtë ditë kanë qenë disi të freskëta. Ndërsa dy javët e fundit do të mbyllen me temperatura të larta dhe mot të qëndrueshëm.

Kështu tha Sinoptikania Adiola Bami tha se ata që kanë nisur pushimet as që duhet ta “vrasin” mendjen fare pasi në bregdet nuk pritet shi, madje temperaturat do të shkojnë deri në 40 gradë celcius si pasojë e ardhjes së masave të nxehta e të thata nga veriu i Afrikës.

“Temperaturat që kemi pasur javën e kaluar dhe ato që 34-35 të fundjavës që lamë pas janë vlera tipike të korrikut. Ajo që do të bëj diferencën është java që sapo ka nisur, ku përveçse do të paraqitet me diell e gjitha do të kemi dhe rritje të menjëhershme të temperaturave të ajrit. Kjo javë, që është dhe e para fundit e korrikut, do të mbyllet me temperatura shumë të larta duke qenë se do të kemi ardhjen e masave të nxehta dhe të thata nga veriu i Afrikës ku temperaturat do të jenë 39-40 gradë celcius.“, u shpreh sinoptikania.

Ndërsa për javën e fundit të korrikut tha se do ketë pak ulje temperaturash, por jo ndonjë gjë e madhe, pasi moti do të jetë sërish i qëndrueshëm.

“Po ashtu edhe java e fundit e korrikut, edhe pse do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të paktën 2 gradë dhe do të jetë diku 36-37 gradë celcius, do të jetë e nxehtë dhe me mot të qëndrueshëm e me diell sidomos në zonat bregdetare të cilat mbeten të favorizuara për këto dy javë.”, u shpreh ajo.

Kështu që pushime të mbara të gjithëve! /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *