Fundjava sot vjen me vranësira dhe reshje shiu. E mesa duket iu ka prishur planet të gjithëve atyre që janë nisur për plazh.
Moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët, por që nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara, kryesisht në zonat veriore dhe verilindore.
Vranësirat gjatë ditës së nersërme pritet të shtrihen edhe në zonat e ulëta duke sjellur reshje të izoluara edhe në këto zona.
Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë:
-në zonat malore, nga 12ºC në 29ºC
-në zonat e ulëta nga 18ºC në 33ºC
-në zonat bregdetare nga 20°C në 34ºC
Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë. /Labirinth