Enj. Nën 21st, 2024

Të rejat më të fundit/ Ja si paraqitet situata në vend nga koronavirusi!

Situata e krijuar nga koronavirusi vijon kudo në botë, ndërsa në vendin tonë që prej hapjes së gjithçkaje ka filluar të përkeqësohet, kjo për shkak të grumbullimeve masive si dhe mos mbajtjes së maskës.

Por si paraqitet situata sot?

Në përditësimin ditor, doktoreshë, Rovena Daja informoi se kanë rezultuar 96 persona me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa janë kryer 451 testime për të dyshuar me virus.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 96 raste pozitive”, njoftoi Daja.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.

“Vijon të ketë shtrime të reja në Spitalin Infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.”, raportoi doktoreshë Daja, por gjithashtu theksoi se  24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ndërsa aktualisht në vendin tonë janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.

Por për fat të keq nuk mbaron këtu, pasi dy persona kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetare: Një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk ka mundur të mbijetojë”, njoftoi ministria, ndërsa apeloi çdo qytetar të vendosë maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca.

“Edhe në ambiente të hapura, të tregoni kujdes me masat e higjienës dhe të ruani distancën fizike nga të tjerët, nëse nuk janë familjarët tuaj”, vijoi më tej.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:

-Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën

-Ruani distancën në ambientet publike.

-Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.

-Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.

-Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes.

-Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.

-Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (14 Korrik 2020)

Testime totale 33389
Raste pozitive 3667
Raste të shëruara 2062
Raste Aktive 1508

Humbje jete 97 (Qarku Tiranë 49, Shkodër 17, Durrës 15, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 672
Durrës 219
Shkodër 190
Vlorë 97
Lezhë 77
Kukës 51
Korçë 46
Berat 40
Elbasan 39
Fier 36
Gjirokastër 22
Dibër 19

/Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *