Mar. Nën 19th, 2024

Ndahet nga jeta Kelly Preston, aktorja humbi betejën me kancerin!

Kelly Preston, protagonistja e filmave si “Jerry Maguire”, “Mischief” dhe “Binjakët”, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, John Travolta i cili ka publikuar në profilin e tij në “Instargam” një foto dhe disa fjalë të ndjera, ku shkruan se ajo e kishte humbur betejën e saj.

“Zemra e saj ishte rënduar. Ju informoj se gruaja ime e bukur, Kelly ka humbur betejën e saj kundër kancerit të gjirit. Kelly luftoi me guxim, e mbështetur nga dashuria dhe rehatia e shumë njerëzve. Familja ime dhe unë do të jemi përgjithmonë mirënjohës për mjekët dhe infermierët e Qendrës së Kancerit të MD Anderson në Houston, dhe të gjitha qendrat mjekësore që na kanë ndihmuar, si dhe për miqtë e shumtë dhe të dashurit tanë që kanë qenë në krah. Dashuria dhe jeta e Kelly-t do të kujtohen përgjithmonë. Do të marr ca kohë të jem me fëmijët e mi, të cilët kanë humbur nënën e tyre, kështu që më falni paraprakisht nëse nuk dëgjoni nga ne për njëfarë kohë. Por ju sigurojmë që do ta ndiejmë dashurinë tuaj në javët dhe muajt në vazhdim. Me dashuri. JT “, shkruan ylli i Hollywood-it.

Kelly Kamalelehua Smith lindi në Honolulu të Hawaii-t. Ajo ndryshoi emrin e saj në Kelly Preston para se të siguronte rolin e saj të parë në komedinë romantike të vitit 1985 “Mischief”. Në të njëjtin vit ajo u shfaq në një tjetër komedi, “Admirer Secret”.

Kelly Preston kishte dy fëmijë. Më i madhi Jett, i cili vuante nga autizmi, u nda nga jeta në vitin 2009, ndërsa familja ishte me pushime në Bahamas. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *