Moderatorja Arbana Osmani rikthehet me një emision të ri që do të transmetohet ekskluzivisht në kanalin e saj në YouTube.
Emisioni, i titulluar “Mirëmbrëma yje”, do të shfaqë intervista dhe momente të veçanta me disa nga emrat më të njohur të artit dhe ekranit shqiptar.
Arbana njoftoi se premiera e episodit të parë do të jetë këtë të enjte në orën 20:00, duke surprizuar ndjekësit e saj, të cilët prisnin një nisje më të vonshme.
Por cilët do të jenë të ftuarit specialë të këtij sezoni? Në videon promo të publikuar, shfaqen disa nga figurat më të dashura për publikun, si Olta Gixhari, Arian Çani, Xhensila Myrtezaj, Alketa Vejsiu, Ledri Vula, Alban Skënderaj, Ylli Limani, Eno Popi, Xhemi Shehu, Ermal Mamaqi, Adriana Matoshi, Fadil Berisha, Emina Cunmulaj dhe të tjerë.
- Foto+Video/ Gjesti bën njoftim e rëndësishëm për fansat
- VIDEO/ Egli Tako zbulon më në fund surprizën për fansat
- VIDEO/ “Ej gangstere”, plas sherri mes G Banit dhe Krisës në Turqi?
- Belina Pupa reagon për Dritare TV pas lajmeve për akuzat në Australi!
- “Je ëndërrimtar në zemër”, Horoskopi i datës 23 Maj
- Grida Duma flet për Egli Takon: Ka tërhequr vëmendjen deri në nivele të larta të reagimeve…