Gazetarja Pejana Elezi, e ftuar në një emision theksoi se partneri i saj, Kledi Bahiti e ka mirëkuptuar dhe nuk e ka penguar në asnjë moment që të vazhdojë të ketë raportet e saj shoqërore.
Gazetarja ndan edhe një episod për të demonstruar afrimitetin që ajo ka me miqtë e saj ku tregon se ka fjetur në të njëjtin shtrat me shokun e ngushtë.
Pjesë nga biseda:
Pejana Elezi: Unë me shokun tim të ngushtë kur iknim për pushime flinim gjithmonë të dy se merrnim një shtëpi, 4-5 veta dhe ishim gjithmonë unë dhe ai, flinim të dy në një dhomë me njëri-tjetrin saqë shumica e njerëzve nuk e konceptonin dot këtë gjë, edhe partnerët, e dashura që kishte ai në atë kohë etj.
Agida Koçi: Nuk bëhej xheloze ajo?
Pejana Elezi: Nuk ka pse të bëhet sepse ishim si motër e vëlla dhe vazhdojmë jemi si motër e vëlla, domethënë njerëz që njohim familjet e njëri-tjetrit, dimë çdo problem, çdo hall, kemi qenë aty për njëri-tjetrin.
Agida Koçi: Po tani që Kledi është jashtë vendit?
Pejana Elezi: Kledi është jashtë vendit dhe Kledi ka ndenjur për 2 javë në shtëpi te prindërit e Bleona Qeretit për shembull. Ishte gjithë kohës, kishte dalë me Bleonën, po hante darkë me Bleonën, hanin drekë të dy, ishin gjithë kohës me njëri-tjetrin. Mund të ketë gra që mund të bëhen xheloze për këtë pjesën, unë s’e kam.
- Amber: Ja kush ishte çifti më fals në BBV4
- Gjesti thumbon Xhenetën, ja çfarë thotë për Eglin
- FOTO/ Alba tregon se ndodhet në Strugë, Limi poston foto i përqafuar me 3 vajza
- Elvis Pupa reagon pas lajmeve se ndodhet në arrati
- Ndarja nga bashkëshorti Gerd Vaso, Enada Hoxha: Në këtë botë vijmë vetëm dhe largohemi vetëm!
- “Ditë e mbushur me surpriza dhe emocione të shumta”, Horoskopi i datës 24 Maj