Si rrallëherë, Eva Alikaj ka folur për jetën e saj private, madje është rrëfyer për dashurinë.
Gjatë intervistës së zhvilluar ditën e djeshme, ajo tregoi se është lënduar, andaj dashura e saj përfundoi.
“Te filmi “Njeriu i mirë” kam luajtur rolin e jetës. E them kështu sepse asokohe isha studente dhe luaja krah Vangjush Furrxhiut, nuk kisha emocione. Aty çdo lëvizje e ndjeja, shihte edhe stafi. Jam krenare që Vangjushi më tha ‘je më mirë se unë’. Unë nuk kam qenë kurrë mendjemadhe, e konsideroj fat të mirë. Unë aty kam qenë plotësisht një njeri i mirë. Lëndimet në jetë na transformojnë. Kam përjetuar një dashuri dramatike dhe të vështirë. Nuk ishte atëhere si sot, ishim shumë të stepur. Nuk ishim të lirë, sot nuk e kanë problem. Dikur kishte një lloj sensibiliteti dhe përmbajtje. Është më e fuqishme kur e shprehin sytë. Tashmë rreh shumë më pak zemra mendoj unë. Atëhere ka qenë mentaliteti, unë kam qenë person që doja të bëja hapat në mënyrë të hapur, atëhere i bënin skutave. Për mua ishte e shëmtuar. Jam lënduar, i kisha gjitha të mirat. Ishin paragjykimet që kanë vrarë shumë dashuri në atë kohë. Unë isha e ekspozuar, se merresha me aktrim”, tha Eva Alikaj.
- “Malli nuk është hequr kurrë”, motra flet për herë të parë për kohën kur Selin ishte në BBV5
- VIDEO/ Esme, pjesë e BBV6? Ja çfarë thotë ish-konkurrentja e “Përputhen”
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
