Në puntatën e djeshme të “Goca dhe Gra”, aktorja Egla Ceno është rrëfyer lidhur me mëmësinë.
Gjatë emisionit ajo është rrëfyer se ndryshe nga disa vite më parë që e priste një fëmijë, tani nuk e pret më.
“Dua të jem e sinqertë me ju, unë deri para disa vitesh edhe e mirëprisja një gjë të tillë. Por nga 40 vjeç e pak, nuk do të doja të më ndodhte më. E dini pse? Sepse mendoj se një fëmijë nga nevojë për gjithë fuqinë fizike, përqëndrimin tënd. Nuk është njësoj si të jesh nënë 20, 25, 30 vjeç dhe të jesh nënë 40, 50 apo 60 vjeç. Nuk është njësoj sepse fuqia është ndryshe, përqendrimi është ndryshe, lodhja është ndryshe dhe sinqerisht nuk do të doja të isha gjyshja e fëmijës tim. Do të doja të isha mami i fëmijës tim. Por ky është një vendim personal”, tha Egla.
- G Bani ‘shpërthen’ ndaj Danjës: Një provinciale që donte të bëhej qytetare…
- “Dikush më tha për ty që…”, Ledion Liço befason Egli Takon gjatë spektaklit
- Gjesti dhe Xheneta përballen jashtë shtëpisë së BBV: Ja çfarë ndodhi
- “Ditë e këndshme kjo e sotmja për të dashuruarit”, Horoskopi i datës 28 Prill
- “A ju ka marrë malli?”, Gjesti ka një pyetje për fansat, ja për çfarë bëhet fjalë
- Egli Tako tregon pse nuk e ndjek më motrën e Gjestit në Instagram