Sinan Hoxhës iu ofrua të ishte pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, por ai refuzoi. Kjo iu bë në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, në rubrikën e telefonatës kurth.
Kësaj oferte, ai iu përgjigj: “Është e pamundur për një mijë e një arsye. Unë e kam axhendën premte, shtunë, diel. Iki në Amerikë një muaj. Iki në Australi. Super plot.”
E si për t’ja mbushur mendjen, atij iu tha se edhe këngëtarja e mirënjohur, Artjola Toska, ka pranuar për të qenë pjesë. Përgjigja e tij ishte epike dhe e gjithë studio shpërtheu në të qeshura.
Sinani: Artjola Toska është në Big Brother?
Edea: Po!
Sinani: Dëgjo, nëse Artjola Toska është në Big Brother, unë do dal pa brekë në sheshin Skënderbej.
Edea: Vërtetë?
Sinani: Po, një muaj për ju.
- Gjestit i ndodh e papritura në Instagram
- Shenjat e horoskopit që do të favorizohen më shumë se të tjerat
- “A bëre gjë me Eglin”, aktori i “Portokalli” e pyet, ja si përgjigjet Gjesti
- G Bani ‘shpërthen’ ndaj Danjës: Një provinciale që donte të bëhej qytetare…
- “Dikush më tha për ty që…”, Ledion Liço befason Egli Takon gjatë spektaklit
- Gjesti dhe Xheneta përballen jashtë shtëpisë së BBV: Ja çfarë ndodhi