Me siguri e keni dëgjuar këngën e ndjerë të Bardhit, “Qikës Tem”. Rreshtat e saj kanë prekur këdo dhe po me këtë projekt muzikor Bardhi u shpreh hapur lidhur me problemet që ka kaluar duke i shfaqur ato në rreshtat e këngës.
Këto rreshta bën bujë kudo. Shumë e mbështetën e shumë të tjerë jo…
Siç duket, Bardhi është ndjerë “i detyruar” për një sqarim për publikun dhe nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it shkruan:
“Duke parë shqetesimin tuaj te vazhdueshem per situaten time financiare dhe dashamiresine tuaj ndihem i obliguar t’iu them se familja ime e ka kaluar prej shume muajsh situaten e pershkruar ne kangen e vajzes.
Nese kjo kange do ishte perdorur si viktimizim do e kisha lansuar ne muajin Prill ose Maj kur veshtiresite ishin aktuale, por un mendoj qe arti i mire gjithmone duhet me hap debate dhe me kriju pyetje.
Jam mëse krenar per rreshtat qe i kom shkru ne kete kange per vajzen time sepse mendoj qe cdo femije menyren me te mire per te mesuar dicka e ka nepermjet eksperiencave te prinderve.
Ju dua shume, Elhamdulilah prej Zotit jemi shume mire e Zoti ju rujt t gjithve.“
- VIDEO/ Rezart Veleshnja flet për Altin Bashën: Ja pse s’do punoja kurrë me të
- “Lëvizjet e guximshme mund të sjellin rezultate financiare”, Horoskopi i datës 16 Qershor
- Danja Koka publikon foto me partnerin e saj Redin
- Këto shenja Horoskopi po e teprojnë këtë muaj
- Ester Alushi: Ja çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit
- Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gert Vaso me lot në sy: Nuk do t’ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve!