Gjatë një bisede në dhomën e rrëfimit, Drenusha Latifi ka theksuar se nuk ndien asnjë shqetësim apo kër.cënim nga prania e ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh, brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ajo shtoi se do të mirëpriste një kërkim falje nga ana e Atillas për të kaluarën e tyre.
“Prania e tij këtu nuk më ngjall aspak frikë, pasi e di që Big Brother ka kontroll të plotë dhe nuk toleron asgjë të dëmshme. Po ashtu, unë vet si Drenushë ndihem plotësisht e qetë, pa u ndjerë e kërc.ënuar apo e ngarkuar psikologjikisht”, u shpreh Drenusha.
Ajo shtoi se, përkundrazi, e sheh këtë situatë si një mundësi për pajtim.
“Kam parë një pikë shprese për një kërkim falje që kam pritur dhe që do të ishte e rëndësishme për raportin me fëmijët tanë. Absolutisht asgjë më shumë”, theksoi ajo.
- VIDEO/ “Ej gangstere”, plas sherri mes G Banit dhe Krisës në Turqi?
- Belina Pupa reagon për Dritare TV pas lajmeve për akuzat në Australi!
- “Je ëndërrimtar në zemër”, Horoskopi i datës 23 Maj
- Grida Duma flet për Egli Takon: Ka tërhequr vëmendjen deri në nivele të larta të reagimeve…
- VIDEO/ “Ti je një shtrigë…”, Megi Pojani feston ditëlindjen, ja si e uron Neda Balluku
- “Ditë pozitive dhe e mbushur me momente të lumtura”, Horoskopi i datës 22 Maj