Këngëtarja nga Kosova, Arta Kabashi ka qenë një nga personazhet që u pëlqye shumë në Big Brother VIP Albania 3 për shkak të natyrës së saj të qetë dhe pozitive.
Teksa ishte e ftuar në “Pushime on Top”, këngëtarja tha se po jeton një periudhë shumë të mirë, me shumë këngë të reja.
“Big Brother m’i ka nxehur motorët dhe tani nuk kam të ndalur, jam pa pushim, në lëvizje. Është një koncept që, nëse di ta shfrytëzosh, besoj që ia sheh hajrin”, u shpreh artistja nga Peja.
E pyetur nga moderatorja Lei Kraja se a është penduar për këtë eksperiencë, ajo tha se përkundrazi kjo do të mbetet diçka që do ta kujtojë gjithmonë.
“Jo, është diçka shumë e thjeshtë. Mendo për diçka që e ke përjetuar. Nëse ke ndjenjë të mirë, pozitive për të, atëherë nuk ke pse pendohesh. Unë, kur mendoj për Bigun, e kam një ndjenjë të mirë, ishte një atmosferë e këndshme për mua, sepse e pata vendosur që në fillim të tregoja talentin dhe anën pozitive të Artës”, tha ajo.
- Rozana Radi jep lajmin e shumëpritur për fansat: Kush mund të durojë çdo gjë, mund të guxojë çdo gjë!
- FOTO/ Vogëlushja e saj bën 2 vjeç, Neda Balluku dedikim për Suzie Ann: Mendja ime, zemra ime, shpirti im janë të tuat!
- VIDEO/ ‘Plas sherri’ mes Kastro Zizos dhe Big Mamës në Ferma VIP 2
- Sot dita me fat për këto katër shenja të Horoskopit
- VIDEO/ Luiz Ejlli: Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin absurd, jam i pafajshëm!
- VIDEO/ Ja ku do ta shohim sonte Rozana Radin