Ende po qarkullojnë zëra se Arbana Osmani mund të jetë një nga moderatoret e këtij edicioni të BBV Kosova, duke u bashkuar me Alaudin Hamitin.
Këto spekulime janë nxitur nga disa postime në rrjetet sociale të Arbana Osmanit dhe Alaudin Hamitit, të cilat duket se përforcojnë këtë mundësi.
Arbana Osmani ka postuar në Instagram disa imazhe ku shfaqet me një unazë të re në dorë. Unaza ka një formë të ngjashme me syrin, simbol që përkon shumë me logon ikonike të “Big Brother”.

Edhe Alaudin Hamiti në një prej postimeve përfshinte një imazh me një sy të ngjashëm me logon e “Big Brother” dhe mbishkrimin “Kush po na vëzhgon?”.

- VIDEO/ Luiz Ejlli uron Kurban Bajramin: Shqiptarët nuk e kanë ndarë kurrë sofrën sipas kishës apo xhamisë!
- “Fati yt i jashtëzakonshëm ka dalë përsëri në pah”, Horoskopi i datës 6 Qershor
- Është shtatzënë apo jo? Kiara Tito reagon për herë të parë
- VIDEO/ Fifi dhe Egli Tako publikojnë bashkëpunimin e tyre muzikor
- VIDEO/ Me vëllain hipur në motor, Gjesti publikon pamje nga fshati i tij
- “Një pasuri e madhe po ju pret”, Horoskopi i datës 5 Qershor, sipas Meri Shehut