Aktorja e njohur Vanessa Hudgens u bë nënë për herë të parë dhe fotot e saj me bebushin në krahë duke dalë nga spitali “Santa Monica” bënë xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave.
Në to, shfaqej Vanessa Hudgens e ulur në një karrige me rrota, ndërsa i shoqi, mban disa gjëra në dorë dhe një mjeke i shoqëron në dalje të spitalit.

Me siguri, që këto foto e kanë zemëruar jo pak aktoren, e cila ka zgjedhur të bëjë një reagim përmes një postimi në Story në Instagram.
“Jemi të zhgënjyer që privatësia e familjes sonë nuk u respektua dhe u shfrytëzua gjatë kësaj kohe shumë të veçantë”, shkruan Vanessa.

- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
